Dhoma Amerikane e Tregtisë: Qeveria e re të garantojë barazi për biznesin
Invesitorët amerikanë presin që kabineti i majtë t`i japë fund lidhjeve qeveri-biznes.
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark C. Craëford thotë se biznese të caktuara u fovoziruan për shkak të miqësive me qeverinë e djtahtë, dhe tani është koha për një mjedis që i sheh të gjithë bizneset të barabartë.
Unë ua kam shprehur edhe liderëve të koalicionit të majtë, se në këtë mjedis të vogël, është shumë e zakonshme, për biznesmenët, të shkojnë direkt tek miqte e tyre qeveritarë, për të kërkuar atë që dëshirojnë. Kjo mund të krijojë një mjedis asimetrik, që nuk është i përshtatshem për asnjë. Ajo që ne duam të shohim është një metosë e qartë, e qëndrueshme për t`iu afruar qeverisë, si një kohë e duhur konsulence me qeverinë dhe diskutimet të hapura ka theksuar ai.
Në një interviste për Ora News, presidenti i zjgedhur prej 2 muaj në krye të Dhomës Amerikane të Tregtisë, thotë se më shumë se sa dilema taksë e sheshtë apo progresive, rëndësi ka qëndrueshmëria e taksës që do aplikohet.
Më e rëndësishmja është transparenca. Personalisht preferojë taksën e sheshte, në SHBA kemi taksën progresive. Nuk është e rëndësishme se cilën formë taksimi zgjidhni, nëse nuk je transparent. Ajo që pres nga investioret e huaj është që të vijnë të thonë cili është sistemi juaj. Kur përcktoni sistemin që aplikoni, i cili duhet të jetë i qëndrueshëm dhe transparent, investitorët e huaj do jenë mjaftueshëm të zgjuar që të bëjnë zgjedhjen e duhur. Nëse thoni që do bëjmë diçka dhe ndërkohë bëni diçka tjetër, pra e ndryshoni vazhdimisht, atëherë investorët nuk do jenë të interesuar, përfshirë ata investitorë që aktualisht ndodhen në Shqipëri tha ai.
Numri 1 i Dhomës Amerikake të Tregtisë, thotë se sektori i turizmit mbetet ende i paprekur nga amerikanët, si një nga fushat ku mund të rriten ndjeshëm investimet. Pronësia intelekruale dhe IT, mbeten gjithashtu joshëse për investiorët amerikanë.