E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në aksin Fier- Lushnjë, makina e forcave ‘Shqiponja’ përplaset me barrierën ndarëse

Një aksident është regjistruar këtë të diel në aksin rrugor Fier – Lushnjë, në vendin e quajtur Vajkan. Një automjet i policisë është përplasur me mbrojtësen metalike.

Burime për “Vizion Plus” bëjnë me dije se furgoni i forcave “Shqiponja” është përplasur me barrierën mbrojtëse të autostradës, pasi një automjet i ka prerë rrugën dhe, për të shmangur përplasjen, mjeti ka goditur barrierën metalike.

Nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje po kryhet ekspertiza nga policia për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. /vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›