E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në aksin Fier-Kraps/ Makina përplas motoçikletën, dëmtohet një person

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier- Kraps.

Një mjet është përplasur me një motocikletë dhe si pasojë e goditjes së fortë , drejtuesi i motorit ka përfunduar në rrugë me dëmtime.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe ambulanca e cila e ka transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›