E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksidentoi policin gjatë detyrës, “detyrim paraqitje” për 21-vjeçarin! Zbardhet dëshmia: Më doli para, nuk e pashë

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje” për Rei Bitrin, 21-vjeçarin që aksidentoi në orët e para të mëngjesit të së enjees një punonjës policie.

Gjatë zhvillimit të seancës, 21-vjeçari ka pretenduar se punonjësi i policisë i ka dalë përpara papritur dhe se nuk e kishte parë.

Ndërkohë Prokuroria e Tiranës është duke pritur rezultatet e ekspertizës nga spitali ku po mjekohet efektivi i policisë.

Po ashtu në sallë përballë Gjykatës është pretenduar se paraprakisht efektivi ka dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Prokuroria e Tiranës ka marrë edhe dëshmitë e dy efektivëve të tjerë të policisë të cilët kanë qenë në shërbim në rrugën “Xhanfize Keko” në momentin kur ka ndodhur aksidenti.

Rei Bitri ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij, kur efektivi e ka udhëruar që të hapë krahun.

Në këtë moment, i riu e ka aksidentuar duke e lënuar në këmbë policin./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›