E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në aksin Fier-Seman/ Makina del nga rruga, humb jetën 29-vjeçari (EMRI)

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Fier-Seman . Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal dhe si pasojë ka humbur jetën një person.

Viktima është 29-vjeçari Elidon Kulla.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 15:00, në aksin rrugor “Fier-Seman” shtetasi E. K., 29 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë shtetasi E. K.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›