E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne aksin Fushe Kruje-Tirane

Një 35 vjeçar nga Burreli humbi jetën si pasoje e aksidentit ne aksin Fushe Kruje- Tirane. 
Edhe pse atij iu dha ndihma e shpejte ne Spitalin Ushtarak, Lorenc Neli nuk mundi te mbijetoi.
 Ne këtë ngjarje janë plagosur edhe dy persona te tjerë, Roland Bisha 27 vjeç dhe Alban Neli 32 vjec nga Burreli. 
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur si pasoje e përplasjes se një benzi me targa te Shkodres me  një tjetër mjet me targa italiane qe drejtohej nga 17 vjeçari A. Baku, I cili është shoqëruar ne polici. Paraprakisht dyshohet se shkaqet kane te bëjnë me shpejtësinë dhe lagështirën ne rruge. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›