E Shtunë, 31 Tetor 2026

CEZ do kerkoje demshperblim per heqjen e licenses

Në një deklaratë zyrtare për shtyp, grupi CEZ ka pohuar se do të kërkojë dëmshpërblim për heqjen e licencës në Shqipëri. Kompania çeke është shprehur se do të iniciojë procedurat për arbitrazh ndërkombëtar.

Sipas njoftimit të CEZ, Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur që të heqë licencën e CEZ Shpërndarje. Sipas CEZ, këto hapa janë në shkelje me legjislacionin lokal dhe korporata do të protestojë në mënyrë formale kundër këtij vendimi.

Një ditë pas heqjes së licencës Të gjithë e kanë dëgjuar që CEZ nuk është më pronar i sistemit të shpërndarjes së energjisë. Në qendrat e kujdesit ndaj klientit, atje ku konsumatorët paguajnë faturat e energjisë, aktiviteti vazhdon normalisht. Megjithëse disa janë të kënaqur me shërbimin, ata as nuk kanë ndërmend t’i shmangen detyrimeve. Por, këta qytetarë që paguajnë përfaqësojnë vetëm  gjysmën e atyre që paguajë. Një nga shkeljet e mëdha të CEZ-it është pikërisht përkeqësimi i humbjeve në rrjet si teknike, ashtu edhe vjedhjet. Humbje, të cilat sot llogariten më tepër se 50 për qind e energjisë që faturohet.  Sot, një ditë pas heqjes së licencës, profesionistë të sektorit të energjisë gjykojnë se kalimi i kompanisë nën administrimin shtetëror ishte gjëja më e duhur që duhej bërë. Madje, një nismë disi e vonuar.  Tashmë CEZ SHpërndarje është çregjistruar në QKR si një biznes që operon në Shqipëri, ndërsa është zëvendësuar me emrin e administratorit shtetëror, zotit Sahit Dollapi.
Bloomberg: CEZ rrezikon humbjen e 200 mijë eurove në Shqipëri CEZ rrezikon humbjen e 200 mije eurove ne Shqiperi. Lajmin e ka publikuar sot faqja online e Bloomberg, duke iu referuar zëdhënëses së kompanisë në Pragë, Barbora Pulpanova. Sipas saj, CEZ do te kërkojnë nje garanci 60 milionë euro nga Banka Botërore, te cilat ishin vendosur si garanci para se kompania te vinte ne Shqipëri. "Ne jemi tani duke marrë hapa drejt fillimit arbitrazhin ndërkombëtar," tha Pulpanova, e cila shtoi se "në këtë pikë është e paqartë se sa, mund të na kthehen." Aksionet e CEZ në bursën ndërkombëtare kanë rënë ndjeshëm pas heqjes së licencës nga enti rregullator shqiptare me 0,9%, ndërsa gjatë vitit kompania ka humbur 5,8% të vlerës së aksioneve të saj.  Kompania ka në plan të shesë 76 për qind të aksioneve të saj në CEZ Shpërndarje në Shqipëri.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›