E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident ne aksin Gjirokaster- Tepelene

Një aksident automobilistik ndodhi mesditën e të enjtes në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në nje kthesë, në pjesën hyrëse veriore të Parkut Natyror të Viroit. Terreni i rrëshqitshëm si pasojë e lagështisë në rrugë ka provokuar aksidentin në të cilin u plagsoen pesë persona drejtues dhe pasagjerë në dy automjete. Automjeti taksi tip Volksvagen me targa TP 102B nga Tepelena ku drejtohej nga Arben Hila 45 vjec u përplas me automjetin tip TOYOTA me targa greke YOX 6411 me drejtues Ilija Proko 52 vjec nga Përmeti.
Si pasojë u demtuan drejtuesi me gruan dhe vajzën e tyre që ndodheshin në bordin e autoveturës, dhe drejtuesi i mjetit taksi Hila së bashku me një pasagjer.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›