Tirane sekuestrohen 100 kg kanabis
Skuadra e antikrimit të organizuar në Tiranë, ka sekuestruar rreth 100 kilogramë kanabis, duke vënë në pranga 3 transportuesit e saj.
Dy kushërinjtë Sokol dhe Edi Meçaj, si edhe Fatmir Zeqaj, janë arrestuar në rrugën Irafan Tomini në Tiranë, teksa vinin nga Mallakastra me një furgon, ku u gjetën 4 thasë me kanabis.
Droga, e cili vinte nga zonat e Mallakastrës dhe Tepelenës, kishte për destinacion grupet e shpërndarësve të lëndëve narkotike në kryeqytet.
Të arrestuarit janë siguruar në ambientet e izolimit të drejtorisë së policisë së Tiranës ku janë marrë në pyetje në lidhje sigurimin e bimës narkotike nga kultivuesit, si edhe funksionimin dhe lidhjet me rrjetet e shpërndarësve në Tiranë.