Ngjarjet e 21 janarit shefi i IT-se ne Kryeministri i pafajshem

Gjykata e Apelit në Tiranë, vendosi të lërë në fuqi vendimin e pafajësisë ndaj shefit të IT-së në kryeministri, Armando Kasaj, i cili u akuzua nga prokuroria për kopjimin dhe fshirjen e pamjeve të regjistruara nga serveri qendror i kamerave të sigurisë që ndodhen në Këshillin e Ministrave ditën e demonstratës së opozitës së bashkuar më 21 janar 2011. Ky vendim erdhi 7 muaj pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë, e cilësoi të pafajshëm Kasajn për akuzën e “fshehjes së provave”. Për këtë akuzës, prokuroria ka kërkuar edhe në Apel deklarimin fajtor të Kasajt dhe dënimin e tij me 2 vite burg. Sipas akuzës, Kasaj mesnatën e datës 21 janar duke u gdhirë data 22 janar, ka kopjuar dhe fshire pamjet e regjistruara nga 11 kamerat e sigurisë që ndodhen në kryeministri. Por, për gjykatën, këto akuza nuk u provuan para togave të zeza, çka Kasaj u shpall i pafajshëm. Për pafajësinë e Kasajt, ka reaguar edhe kreu I PS-së Edi Rama, duke cilësuar vendimin të padrejtë.