E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Laç-Fushë Krujë, vdes kalimtarja

Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtare ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë.
 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Kryqëzimi i Gjormit ku shtetasja Dava Durrësi është përplasur nga një automjet në momentin që ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në anën tjetër.

Përplasja ka qënë fatale për kalimtaren e cila ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur ndalimin e drjetuesit të mjetit Erjon Martinaj 25 vjeç.
 

Sipas policisë 25-vjeçari do të merret në pyetje për të zbardhur shkaqet e aksidentit të rëndë që I mori jetën kalimtares.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›