E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, plagos me armë vëllanë, arrestohet 75-vjeçari

Një tjetër konflikt në familje ka prekur qytetin e Shkodrës . Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme policia e Shkodrës ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit Martin Pjeter Pisha 75 vjeç, lindur e banues në fshatin " Thethe " Komuna Shalë Dukagjin, i dënuar më parë për " Vjedhje".
 

Ndalimi i tij e u bë pasi ky shtetas në fshatin " Thethë ka qëlluar me arme zjarri, për motive të dobëta, duke e plagosur në këmbë, vëllanë e tij shtetasin K. Pisha 66 vjeç, lindur e banues po në këtë fshat.
 

I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të qytetit Shkodër dhe më pas është nisur drejt spitalit “Nënë Teraza” në Tiranë, për ekzaminime të mëtejshëm, dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
 

Policia ka kryer veprimet proçeduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit Martin Pisha i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të " Plagosjes së rëndë me dashje " dhe " Armbajtjes pa leje ".
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›