Elbasan, gjykata lë në burg pedagogun dhe sekseren

Gjykata e Elbasanit ka vendosur “burg pa afat” për pedagogun e gazetarisë Isidor Koti dhe seksereb e tij Klaudia Kushi. Të dy personat janë arrestuar ditën e shtunë për mitëmarrje.
Isidor Koti është pedagogu i Universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan. Dhe ai ka rënë në pranga, pasi studentët e kanë denoncuar atë për mitnmarrje në këmbim të notave të provimeve, me të cilët linte takime jashtë orarit të mësimit. Fillimisht policia i sekuestroi 1 milion lekë të vjetra të ndara në disa zarfa. Ndërsa Klaudja Kushi, 21 vjeçe, studente e vitit te 2-të, dega gazetari, po në këtë universitet u arrestua sepse bashkëpunonte me pedagogun, në rolin e sekseres.
Ky është rasti i dytë brenda këtij viti në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan, ku në fillim të muajit korrik një tjetër pedagog u arrestua, nën akuzën e korrupsionit.
Pedagogu i matematikës, Pëllumb Kllogjeri, 61 vjeç u kap në flagrancë në zyrën e tij si dhe iu sekuestrua shuma prej 70 mijë lekësh të reja e ndarë në 7 zarfe, si dhe një tjetër zarf me shumën 100 euro. Ndërsa vetë studetët në reagimet e tyre thonë se mitmarrja në këtë universitet është është një nga problemet më të mëdha ku pedagogët në këmbi të notës 5 kërkojnë minimum 10000 lekë.