E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në aksin Levan- Vlorë, ndërron jetë këmbësori

Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Levan-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin Blerim Sinanaj 40 vjeç ka përplasur një shtetas tjetër.

Drejtuesi, banues në Vlorë  ka përplasur këmbësorin, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit që ka ndërruar jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›