E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Makina përplas 55-vjeçarin në Elbasan/ Dërgohet me urgjencë te Trauma, shoqërohet në polici shoferi

Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Kyçyk të bashkisë Elbasan. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një automjet tip autoveturë  ka përplasur një 55-vjeçar, i cili po qarkullonte në rrugën rurale me një mjet bujqësor.

Ndërsa, burime jo zyrtare konfirmuan se i plagosur ka mbetur një 55-vjeçar i cili  është në gjendje të rëndë për shkak të frakturave të pësuar nga aksidenti.

55 vjeçari, banor i fshatit Kyçyk është dërguar për trajtim të specializuar në spitalin e Traumës.

Drejtuesi i automjetit sipas informacioneve paraprake pas aksidentit është larguar nga vendngjarja. Ndërkohë, policia raporton se është identifikuar dhe është shoqëruar për në komisariat për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›