E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet lokale, Kryetarja e KQZ: Fletë votimi të njëjta në të gjithë Kosovën

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) në Kosovë, Valdete Daka ka deklaruar se në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, fletët e votimit do të jenë të njëjta në gjithë territorin e Kosovës.

Sipas kryetares se KQZ-së, megjithëse ende nuk është vendosur për dizajnin e fletëve të votimit, për shkak të mos përfundimit të procesit të certifikimit të subjekteve politike dhe nuk është hedhur shorti, fletët e votimit në veri do të jenë të njëjtat me ato të pjesës tjetër të vendit, megjithëse atje OSBE do të luajë rolin e lehtësuesit.

Fletët e votimit do të jenë të gjitha të njëjta pasi ne kemi një marrëveshje me Serbinë e cila thekson se zgjedhjet lokale do të mbahen sipas ligjeve të Kosovës, ka thënë Daka.

Sipas saj edhe për regjistrimin e partive politike, do të vlejnë të njëjtat kushte për të gjitha subjektet politike, pavarësisht në cilën pjesë të vendit janë.

Të gjitha kushtet do të jenë të njëjta, si për partitë të cilat regjistrohen dhe kanë seli në pjesën veriore dhe gjithashtu në pjesën jugore, ka theksuar Daka.

Ajo gjithashtu ka thënë se deri më tani nga lista e votuesve janë hequr 30 mijë emra të personave të vdekur dhe të atyre që për çfarëdo arsye kanë humbur shtetësinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›