E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, vdes 34-vjecari

LEZHË- Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar pasditen e së dielës në aksin rrugor Shëngjin-Lezhë.

Nga burimet e policisë së mbërritur tashmë në vendngjarje, bëhet me dije se viktima është 34-vjecari Bashkim Dahadi.

Mësohet se viktima udhëtonte me një motoçikletë, por humbja e kontrollit dhe përplasja me bordurën e rrugës kanë qenë fatale për të.

Ndërkohë që policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›