Maqedonia nis dialogun e nivelit të lartë me BE
SHKUP- Maqedonia më 15 mars do të fillojë dialogun jozyrtar të nivelit të lartë me Bashkimin Evropian, njoftoi agjencia maqedonase e lajmeve, MIA.
Fillimisht, do të hapen kapitujt 23 dhe 24, të cilat kanë të bëjnë me çështjet e brendshme, gjyqësorin, median dhe zgjedhjet.
Ekipet e Maqedonisë dhe të BE-së në këtë takim, në Shkup, do t'i kryesojnë respektivisht kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski dhe komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Stefan Fule.
Më 5 dhe 6 mars në Bruksel do të jetë zëvendëskryeministrja për eurointegrimin, Teuta Arifi, e cila do të marrë pjesë në dëgjesën për Maqedoninë në Parlamentin Evropian së bashku me Fulen, eurodeputetin Eduard Kukan dhe me raportuesin në PE për vendin, Richard Hewit.
(ma.ar/BalkanWeb)