E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosja ne Durres

Një 33 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri  nga komshiu i tij. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, gjatë kohës që 33 vjeçari me iniciale A. D po qëndronte në verandën e banesës së tij në Sukthit. I dëmtuari është dërguar menjëherë për në spitalin rajonal të Durrësit, ku pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht nga hetimet e para të kryera në vendngjarje dyshohet që plagosja  të jetë aksidentale dhe se 33 vjeçari të jetë plagosur nga një plumb rikoshet, por nuk përjashton edhe pistën e një tentative për vrasje. Sipas dëshmive të mbledhura në vendngjarje nga policia mësohet se nuk janë dëgjuar të shtëna armësh  dhe se gjithçka mund të ketë ndodhur nga pakujdesia e personit që ka qëlluar. Policia ka mundur të prangose autorin e ngjarjes, i cili është Adrian Bregu 42 vjeç, komshi i të dëmtuarit, ndërsa ka mundur të sekuestrojë dhe armën e krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›