Aksident në aksin Lezhë-Shëngjin, vdes 34-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 34-vjeçari ka ndodhur pasditen e sotme në Lezhë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin ku si pasojë e një aksidenti rrugor ka gjetur vdekjen 34-vjeçari Bashkim Dehati.
Sipas policisë 34-vjeçari ka qënë duke udhëtuar me një motoçikletë në momentin kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është ëprplasur me bordurat anësore të rrugës. Përplasja ka qënë fatale për 34-vjeçarin i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.