E Hënë, 2 Nëntor 2026

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen tre automjete, një person në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Kakarriq.

Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Raportohet se si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i plagosur rëndë.

Ende nuk dihen shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për të kryer hetimet dhe për të zbardhur rrethanat e aksidentit./vizionplus.tv

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›