Rama mbledh drejtuesit politikë, dita e dytë e diskutimeve për fushatën dhe votën e emigrantëve

Në përfundim të takimit me gratë e vajzat e Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në ambientet e Pallatit të Brigadave anëtaret e kabinetit qeverisës dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste.
Kjo është dita e dytë e takimit të Kryeministrit Edi Rama me figurat kryesore të qeverisjes dhe partisë dhe në fokus pritet të jetë analiza e punës për secilën ministri.
Nga ana tjetër, duke qenë se jemi 2 muaj larg zgjedhjeve parlamentare, pritet të diskutohen edhe sfidat e 11 majit, duke nisur nga vota e diasporës që aplikohet për herë të parë në këto zgjedhje, tek fushata në 12 qarqet e vendit.
Mbete për t’u parë nëse sot Kryesocialisti Edi Rama, së bashku me drejtuesit politikë, do të përcaktojë edhe një pjesë të ekipit të kandidatëve për deputet, me të cilin ai do të kërkojë të fitojë mandatin e 4 në 11 maj.