E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Lushnje-Berat, makina kthehet përmbys në mes të rrugës, dëmtohen 6 persona, mes tyre 3 fëmijë

Një aksident është shënuar këtë të mërkurë në aksin Lushnje-Berat. Një makin tip Golf ku udhëtonin 6 persona është përfshirë në një aksident në Fiershegan.

Sipas drejtuesit të mjetit, i cili po udhëtonte në drejtim të Beratit, i është bllokuar korsia përballe .Në tentativë për të shmangur përplasjen ai ka spostuar makinën në krahun e djathtë ku është përplasur me një mjet të parkuar e më pas është përmbysur.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë marë dëmtime të 6 personat që ishin në makinë, ku tre ishin femijë të cilët i transportuan në spital .Gjenda e tyre është stabël dhe jashtë rrezikut për jetën

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›