E Diel, 1 Nëntor 2026

“Mbylle gojën, legen”, përplasje të forta në komision mes Ulsi Manjës dhe Ivi Kasos

Me debate të ashpra është shoqëruar mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, ku i pranishëm ishte edhe kreu i SPAK Klodian Braho.

Teksa fliste Ulsi Manja, ky i fundit është përplasur me demokratin Ivi Kaso, ndërsa ka ofenduar këtë të fundit duke përdorur ‘o legen’.

“Pusho ti, qepe gojën, mbylle, dërr -dërr-dërr o legen!”, tha Manja, ndërsa shkaktoi reagime nga demokratët.

Për të normalizuar situatën, ndërhyri Damian Gjiknuri, i cili në emër të Manjës, i kërkoi ndjesë Kasos për fjalën e përdorur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›