E Enjte, 5 Nëntor 2026

Aksident në aksin Melan-Peshkopi, raportohet për tre të lënduar

Dibër- Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Melan-Peshkopi. Mësohet se shtetasi 62 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është lënduar jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqet e daljes së automjetit nga rruga.

/abcnews.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›