Moti i keq/ Vlorë, trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ankorohet në port për shkak të kushteve atmosferike

Moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e vendit.
Probleme janë shkaktuar edhe në Vlorë, për shkak të kushteve të rënduara atmosferike.
Për pasojë, trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk është ankoruar në port, por qëndron në radë.
Nga kapiteneria e Vlorës, konfirmohet se pritet që të ulet forca e erës rreth mesditës, në mënyrë që trageti të ankorohet dhe më pas të niset drejt Brindisit./abcnews.al