E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Aksident në aksin Peshkëpi-Vlorë/ Makina del nga rruga, lëndohen dy shtetasit kinezë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë.

Dyshohet se një 31-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, të dy shtetas të huaj.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, shtetasi i huaj me nënshtetësi kineze, H. R., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja e huaj K. Zh., 61 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›