E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Rrëshen-Rrubik, 5 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik. Aksidenti ndodhi teksa një makinë me targa të Mirditës është përplasur me një makinë me targa Kosove. Për pasojë, pesë persona kanë mbetur të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Ngjarja ndodhi teksa makinat po udhëtonin në krah të kundërt, ndërsa kanë humbur kontrollin. Ndërkohë, janë plagosur Abaz Shupa, Naser Beluli, Qerim Moriqi, Aurel Kalaj dhe Hysni Ibrahimi. Të gjithë këta shtetas, janë dërguar në spitalin e Rrëshenit, ku po marrin ndihmën mjekësore. Të plagosurit kanë marrë fraktura në pjesë të ndryshme të trupit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›