Tirane, zjarr ne nje banese,vetem deme materiale
Ne dhomën ku ka rënë zjarri janë dëmtuar të gjitha orenditë. Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur njeri në shtëpi. Shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
TIRANE- Një banesë në katin e katërt të një pallati shtatë katësh në Tiranë është përfshirë nga flakët sot në mesditë. Zjarri ka shpërthyer në një nga dhomat e apartamentit në pallatin në afërsi të kopshtit botanik. Forcat e zjarrfikëses evakuan banorët e apartamenteve pranë me qëllim shmangien e cdo rreziku të mundshëm. Më pas kanë vënë nën kontroll flakët duke shmangur në këtë mënyrë përhapjen e tyre në dhomat e tjera të apartamentit, si dhe në banesat ngjitur . Sipas të dhënave të para nga dëshmitarët e ngjarjes dhënë për tv NEWS24 dëmet kanë qenë materiale ndërsa nuk ka pasur të lënduar. Në dhomën ku ka rënë zjarri janë dëmtuar të gjitha orenditë, ndërsa në dhomat e tjera orenditë janë dëmtuar nga tymi Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur njeri në shtëpi. Shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike e cila mund të ketë ndodhur afër një rafti me libra të cilat kanë marrë flakë menjëherë duke e përhapur atë në të gjithë dhomën.
(s.g/BalkanWeb)