Tiranë/Skandali i lagjes "Ali Baushi", rrugët dhe shtëpitë nën fekale
Shtesat pa kriter të shtepive private në rrugën "Ali Baushi" përball profarmës në Tiranë bllokojën rrjetin e kanalizimeve duke sjell përmbytjen e shtëpive. Rreth 60 familje rrezikojën të mos jetojnë më në shtëpitë e tyre disavjeçare, pasi ujrat e zeza kanë mbërritur deri në prgun e banesave të tyre. E për të kaluar nga një shtëpi në tjetërn do të duhen jo çizme por varkë. Por qëndrimi i ujërva të zeza për një kohë të gjatë rrezikon edhe hapjen e ndonjë epidemie në këtë zonë të kryeqytetit. Madje banorët e rrezikuar i janë drejtuar edhe autoriteteve përkatëse por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Sipas tyre ndërtimi i shtesave të banesave private ka bllokuar rrjetin e kanalizimeve, i cili ka sjellë edhe mbushjen e oborreve të shtëpive me ujë dhe që ditët e fundit shtimi i ujit ka ardhur edhe si pasojë e rreshjeve të shiut. Madje ata tregojnë se për për shkak të përmbytjeve kanë humbur jetën edhe dy banorë një fëmijë dhe një 60-vjeçar. Shkak për vdekjen e tyre është bërë zënia e korrentit të fëmijës pas shkëputjes së një kabulli elektrik i cili ka rënë në ujë dhe për të shpëtuar fëmijën ka zënë korrenti edhe të moshuarin. Por se sa do të zgjas maratona e këtyre banorëve këtë përgjigje do të duhet ta japin autoritete e duhura duke zhbllokuar rrejtin e kanalizimeve për të sjell normalitet për 60 familje të Tiranës të cilat tashi jetojnë në shtëpi me qera për shkak edhe të aromës jo të këndëshme që ka sjell uji i ndenjur.