Aksident në aksin Sarandë–Delvinë, makina përmbyset në mes të rrugës

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm, 7 dhjetor, në segmentin rrugor Sarandë–Delvinë, pjesë e rrugës Sarandë–Kardhiq, pranë ish-pularisë në Shijan.
Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar.


Në këtë segment rrugor, vetëm këtë javë janë shënuar 3 aksidente të njëjta, ku automjetet kanë dalë nga rruga dhe janë përmbysur./vizionplus.tv