E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Shëngjin–Lezhë, plagosen katër persona, dy prej tyre fëmijë

Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin Shëngjin–Lezhë, ku janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar katër persona, mes tyre edhe dy fëmijë.

Tre prej të lënduarve po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës, ndërsa njëri prej tyre, në gjendje më të rënduar, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe shkaqeve që çuan në këtë ngjarje.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›