E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në aksin Tiranë- Durrës, një i plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në autostrdën Tiranë- Durrës, ku një autoveturë është përplasur me një kamion. Sipas policisë shkak i këtij aksidenti ka qenë tentativa për parakalim nga autoveturë. 

DURRËS- Riparimi i autostradës Tiranë- Durrës duket se është kthyer në një burim aksidentesh. Një i tillë është shënuar mesditën e sotme në autostradën Tiranë- Durrës pranë mbikalimit të Sukthit në një segment i cili është në proces riparimi dhe funksionon në njërin krah. Një automjet tip Krajzler me targa të huaja që drejtohej nga shtetasi italian Diego Francesko Pizza 32 vjeç përplaset me një kamion të tonazhit të rëndë me targa të Durrësit me drejtues Ismail Hoxha 40 vjeç.
Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesit autoveturës shtetasi italian Pizza dhe ka pësuar fraktura të rënda në gjymtyrët e poshtme dhe në njërin krah. Sipas burimeve policore nga vendi i ngjarjes shkak ka qenë një tentative për parakilimin e një tjetër automjeti nga drejtuesi italin ajo që ka shkaktuar aksidentin teksa makina autoveturë ka përfunduar poshtë kamionit i cili vinte në drejtim të kundërt.
I dëmtuari është dërguar në spitalin e Durrësit e më pas me helikopter është transportuar në drejtim të Italisë. Ndërsa është ndaluar nga policia dhe drejtuesi i kamionit Hoxha. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›