E Diel, 1 Nëntor 2026

Pozita dhe opozita në turin e tyre elektoral në rrethe

Partitë politike kanë vijuar edhe sot në turin e tyre elektoral për zgjedhjet e 28 qershorit në rrethe të ndryshme të vendit. Përfaqësies të maxhorancës kanë qenë në Berat, Burrel, Elbasan dhe Rrogozhinë, ndërsa ato të opozitës në Tiranë dhe Berat. 

BERAT- Zëvendëskryeministri Genc Pollo ishte në Starovë të Beratit në kuadër të turit elektoral “Shqipëria po ndryshon”. Pollo ftoi të pranishmit të bënin dallimin e ofertave të dy partive kryesore Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste, si dhe krahasimin me arritjet e qeverisë dhe skemat korruptive që siç u shpreh ai afron Partinë Socialiste duke përmendur këtu skemën e akcizës së naftës [ër fermerët. “Çfarë ofron opozita e Edi Ramës? Ofron që të heqi programin e suksesshëm të mbështetjes së fermerit sipas produktit të tij dhe do të fusi skemën më korruptive të mundshme që dhe socialistët në 2005 e provuan dhe e parnuan që ishte e dështuar”- u shpreh Pollo në fjalën e tij drejtuar banorëve të zonës.

BERAT- Lideri i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, prezantoi planin për veprim dhe kandidatët për deputetë të forcës që drejton në qarkun e Beratit. Palni për Veprim i LSI-së sipas Metës synon luftën kundër varfërisë, hapjen e 10 mijë vendeve të reja pune për 4 vjet dhe ndihme konkrete për çdo familje që jeton në varfëri kritike. “Për çdo biznes të ri që krijohet dhe punëson të paktën 5 punëtorë ne do ta taksojm nga tatim fitimi për tre vite dhe në raport të numrit të punëtorëve që punëson do të ketë lehtësira akoma më të mëdha” – u shpreh kreu i LSI-së Meta.

BURREL- Partia Demokristiane në vijim të fushatës parazgjedhore në Burrel, akuzoi Partinë Demokratike se vjen në këto zgjedhje me premtime të pa mbajtura duke përmendur këtu dëmshpërblimin dhe integrimin e ish të dënuarve në luftën kundër korrupsionit e të tjerë. “Poli i Lirisë”, premton që 30 për qind e banesave të reja sociale tiu jepen familjeve të reja dhe të ulen me 50 për qind të gjitha tarifat e shkollimit në universitetet për familjet me të ardhura mesatare. “Poli i Lirisë”, tashmë është një garanci e qartë pasi ka potenciale në drejtim”- u shpreh kreu i PDK-së Ndoka. Ndërsa kreu i koalicionit “Poli i Lirisë” Aleksander Meksi tha se “në këto vite janë lënë pas dore me interesim minimal nga pushtetarët, pa u ndihmuar dhe pa as më të voglin interes për tu përfshirë në ato favore që liria demokracia që studentët në fillim të viteve 90 të mund të ndikonin në jetën tuaj”- tha Meksi.

TIRANE- Kreu i “G99” Erjon Veliaj u takua me studentë që përfundojnë këtë vit akademik në mjediset e Qytetit Studenti. Veliaj garantoi se forca që drejton ka një strategji punësimi por të rijntë. “G99”- tha Veliaj- e sheh punësimin të lidhur ngushtë me arsimimin. “Një nga kushtet e tjera që kemi vendos për koalicionin është paketa e punësimit rinor, shumë prej të rinjve këtu përveç se të ushqehen fizikisht duhet të ushqehen edhe mendërisht këtë e bën buxheti i arsimit. Por pasi marrin një diplomë janë jetim kur vjen puna për të gjetur një vend pune, sepse nëse sot nuk je djali ose vajza e një politikani të famshëm, nuk i ke shanset njësoj të jesh i sukseshëm”- u shpreh Veliaj.

ELBASAN- Kreu Aleancistë Neritan Ceka në vijim të turit elektoral u ndal në një takim me studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Duke ftuar mbështetësit e tij për ta votuar, Ceka garantoi se do të jetë ai që do të japë më shumë për qytetarët e Elbasanit. “Unë kandidoj në Elbasan pa kandiduar në qarqet e tjera, duke menduar se këtu më njohin ndaj dhe mendoj se në Elbasan do të më votojnë më shumë se sa ato që Elbasani nuk i njeh”- u shpreh Ceka.

RROGOZHINË- Turi i kreut republikan Fatmir Mediu vijoi në Rrogozhinë. I shoqëruar nga anëtarë të kësaj kryesie ai tha se arritjet e maxhorancës se djathtë dhe qeverisjes së këtyre 4 viteve ishin të suksesshme. “Puna dhe vetëm puna, ndershmëria nëpërmjet punës është rruga për ndërtimin e ekonomisë tonë familjare pasi ne jemi popull vital, jemi popull që e duam jetën nëpërmjet punës”- tha kreu i PR-së Mediu në fjalën drejtuar banorëve të zonës.

(a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›