Aksident në autostradën Levan- Vlorë, përplasen dy makina

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm (30 gusht) në autostradën Levan-Vlorë.
Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, teksa nga pamjet shihet se njëri nga automjetet ka pësuar dëmtime të rënda nga përplasja e fortë. Si pasojë e aksidentit ka vetëm dëme matriale nuk raportohet për të lënduar.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
/rtsh.al/