Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, plagosen 5 persona

Pesë persona kanë mbetur të plagosur këtë të diel (15 tetor), si pasojë e një aksidenti në autostradën Levan-Tepelenë.
Ngjarja u regjistrua pranë fshatit Buzëmadh në Fier, rreth orës 11:30. Personi me inicialet V.M., humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga.
Për pasojë mbeti i plagosur ai vetë, bashkëshortja dhe 3 vajzat e tyre, të moshës 19 vjeçe, 14 vjeçe dhe 6 vjeçe. Ata janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
/rtsh.al/