E Martë, 3 Nëntor 2026

Aksident në autostradën Tiranë- Durrës, makina godet këmbësorin, prangoset drejtuesi i mjetit

Një këmbësor i moshës 56 vjeçare është plagosur mbrëmjen e të mërkurës në autostradën Tiranë- Durrës, si pasojë e një goditje nga një makinë. Sipas policisë, një 19-vjeçar që drejtonte makinën ka goditur këmbësorin duke i shkaktuar plagë në pjesë të ndryshme të trupit.

I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin e Durrësit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i automjetit i identifikuar me incialet E.D, është shoqëruar në polici.

“Rreth orës 21:15, në autostradën Tiranë-Durrës, në vendin e quajtur “Mbikalimi i serave”, një automjet me drejtues shtetasin E. D., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin E. A., 56 vjeç. 56 vjeçari është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore. Drejtuesi i automjetit, shtetasi E.D, është shoqëruar në DVP Durrës për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›