VIDEO/ Aksident me 5 të plagosur në aksin rrugor Lushnjë- Berat, nisen me urgjencë drejt spitalit

Një aksident me 5 të plagosur është regjistruar pasditen e të mërkurës në aksin rrugor Lushnjë- Berat. Nga të dhënat e para mësohet se si pasojë e humbjes së kontrollit, një automjet është përmbysur, duke shkaktuar lëndimin e 5 personave, të cilët po udhëtonin me mjetin që shkaktoi aksidentin.
Sipas policisë, personat e plagosur po udhëtonin me një mjet tip fuoristradë “Toyota” me targa AB 320 BK, e cila ka dalë nga rruga duke u rrotulluar disa herë derisa ka përfunduar në një arë me misër.
Policë, fermerë dhe banorë të zonës, kanë ndihmuar në nxjerrjen e të plagosurve nga makina e përmbysur. Ata janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmë të kualifikuar mjekësore.
Policia po zhvillon hetime për aksidentin e ndodhur, si dhe po përpiqet të normalizojë trafikun, i cili mbeti për minuta të tëra i bllokuar, si pasojë e këtij aksidenti.
/rtsh.al/