Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përplas një 69-vjeçare
TIRANE – Një grua është plagosur rëndë, pasi u përplas nga një automjet në autostradën Tiranë-Durrës. Burime nga policia bëjnë të ditur se 69-vjeçarja S.Neza, u përplas nga një makinë, e cila u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit.
E plagosura u dërgua me urgjencë në Spitalin Ushtarak, prej ku mësohet se është në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë policia mbërriti në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të makinës që shkaktoi aksidentin.
(er.nu/BalkanWeb)