Pronat, mashtrimi 350 mijë euro, pranga biznesmenit
TIRANE - Arrestohet për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh pronari i një prej lokaleve më të njohura në zonën e ish-bllokut. Blutë e kryeqytetit kanë vënë në pranga 42-vjeçarin, Ilir Ago, i cili ka qenë nën hetim për disa kohë për mashtrim. Vendimi i arrestimit të Ilir Agos është lëshuar nga Gjykata e Tiranës, ndërsa ekzekutimi i tij është bërë i mundur në orët e vona të së premtes nga strukturat e Krimit Eko-nomik pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Sipas policisë, shuma e skemës së mashtrimit, ku është përfshirë Ago arrin deri në shumën prej 350 mijë eurosh.
Hetimet
Prej afro 5 muajsh Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim dhe me sektorin e Krimit Ekonomik në Policinë e Tiranës kanë vijuar hetimet ndaj pronarit të një prej lokaleve më të njohura në kryeqytet, Ilir Ago. Sipas policisë, ky i fundit prej disa kohësh kishte përpiluar një prokurë false për disa që nuk ishin nën emrin e tij. Burime nga forcat blu sqarojnë se bëhet fjalë për disa prona që ishin nën pronësinë e një prej njerëzve të familjes së Agos, i cili nuk jetonte më prej disa kohësh. Mësohet se në këto kushte, pronari i lokalit me anë të një noteri kishte përpiluar një prokurë false, e cila i jepte atij të drejtën që pronat e të afërmit të tij të vdekur, Ago të mund t‘i përdorte. Në këto kushte, Ilir Ago kishte falsifikuar të gjitha dokumentet, ku pas vdekjes së pronarit të vërtetë të pronave, Ago dilte si i vetmi person që kishte të drejtë përdorimi të këtyre pronave. Sipas policisë, 42-vjeçari jo vetëm që këto prona i kishte dhënë për përdorim tek persona të tjerë, por një pjesë të tyre e kishte vendosur nën emrin e djalit të tij. Pas denoncimit që është bërë pranë strukturave të policisë nga personat që ishin pronarët e vërtetë të pronave, kanë nisur hetimet për Ilir Agon dhe në këto kushte 42-vjeçari është arrestuar mbrëmjen e së premtes. Blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se të arrestuarit i janë sekuestruar 1200 euro në bankë. Sipas policisë, e gjithë shuma e mashtrimit për të cilën akuzohet Ago kap vlerën e 350 mijë eurove. Ndërkohë, bëhet me dije se pas arrestimit të 42-vjeçarit, është bërë i mundur edhe lëshimi i urdhrit për konfiskimin e pronave të tij, të cilët dyshohet se janë me dokumente të rreme.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)