E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, gjendet një nëndetëse sovjetike e Luftës II Botërore

KIEV- Pothuajse 70 vjet pas mbytjes së saj, një nëndetëse sovjetike gjurmët e së cilës kishin humbur që prej periudhës shkurt-prill të vitit 1944, u gjend në thellësinë prej 52 metrash të Detit të Zi përgjatë kepit të Tarhankut, në Gadishullin e Krimesë, deklaroi kryeministri i republikës së pavarur të Krimesë në Ukrainë, Anatoli Mogilev duke hedhur hipotezën e shndërrimit të nëndetëses "Shchuka-216" në një muze të vogël të historisë ushtarake.

''Sipas raportimeve të zhytësve të Qendrës së Kërkimeve Nënujore, nëndetësja kishte dëmtime shumë të vogla. Specialistët nuk përjashtojnë nxjerrjen e saj nga fundi i detit, restaurimin e më pas shndërrimin në një muze origjinal të historisë ushtarake'', deklaroi Mogilev. Sipas arkivave sovjetike, 16 nëndetëse "Shchuka" humbën gjatë Luftës së Dytë Botërore.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›