E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident ne autostraden Tirane-Vore plagosen dy persona

Një aksident i rëndë me plagosjen e dy personave ka ndodhur në orët e mbrëmjes në autostradën Tiranë-Vorë në kilometrin 3. Një automjet tip AUDI BF 570AC ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal në anë të autostradës. Për pasojë kanë mbetur të plagosur Vis Gjonaj 22 vjeç dhe Amarildo Dedja 23 vjeç nga Laçi. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikëset, të cilat kanë nxjerrë fillimisht nga makina pasagjerin, ndërsa në momentin e nxjerrjes së shoferit makina është përfshirë nga flakët.
Drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri janë dërguar në spital me trauma nga përplasja, ku mësohet se në gjendje më të rëndë ndodhet drejtuesi i mjetit. Në vendngjarje ka shkuar një grup ekspertësh për hetimet e aksidentit. Sipas të dhënave paraprake mësohet se shkak i aksidentit ëhstë bërë dalja e automjetit nga kontrolli, si pasojë e shpejtësisë, ndërsa shkak për marrjen flakë të makinës mendohen dëmitmet dhe goditjet e me trafikndarësen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›