E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katedralja Christchurch do te shembet

Autoritetet në Zelandën e Re kanë vendosur shembjen e katedrales se qytetit Christchurch, i cili u godit nga tërmeti i rend në vitin 2011.  Ky vendim ka hasur me kundërshtimin e konservatorëve, të cilët shprehet se qeveria nuk ka marrë parasysh mundësitë e riparimit të katedrales symbol të qytetit e cila ishtë ndërtuar në fund të shekullit të 19-të. Tërmeti i parë, ai i 22 shkurtit, shënoi dhe fatkeqësinë më të rëndë natyrore që Zelanda e Re kishte parë ndonjëherë në 80 vjet. 185 vetë humbën jetën. Tërmeti 6,3 ballësh që shkatërroi mijëra ndërtesa në Christchurch, e dëmtoi keqas strukturën e saj, ndërsa goditjet pasuese, e dobësuan akoma më shumë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›