E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në fshatin Gumenicë/ Makina përplaset me automjetin, plagosen 6 persona

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gumenicë, në bashkinë Selenicë, ku një automjet është përplasur me një furgon pasagjerësh.

Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar. Të dëmtuarit po transportohen me autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku do të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e rrethanave të përplasjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›