Aksident në hyrje të Lushnjës, përplasen dy mjete, plagosen dy persona

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy personave është regjistruar në hyrjen jugore të qytetit të Lushnjës. Në ngjarje janë përfshirë një automjet tip “Benz” dhe një mjet pune triçikël transporti.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa ambulancat kanë transportuar në spital dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në përplasje.
Burime nga spitali bëjnë me dije se të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.