Aksident ne miniere vdes nje person dhe plagoset nje tjeter

Një aksident në minierë i ka marrë jetën një personi dhe ka mbetur i plagosur rëndë një person tjetër.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës në minierën e Katjelit në rrethin e Librazhit.
Viktima që ka humbur jetën është Dashamir Logjini 29-vjeç, ndërkohë që 18 -vjeçari Edison Myftari është dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk janë sqaruar rrethanat e aksidentit.
Sipas policisë, ata kanë shkuar në minierë për të marrë krom në mënyrë ilegale por tek pusi i minierës kanë rrëshqitur e për pasojë ka gjetur vdekjen 29 vjeçari e është plagosur rëndë shoku i tij Edison Myftari.
Viktimat janë gjetur nga familjarët gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Policia e Librazhdit po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.