Ekzekutimi mafioz i gjyqtarit hetim trafikut te bombave me celular
Ekzekutimi mafioz i gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlorë, ka rihapur dosjet me informacionet për trafikun e minave me celularë.
Në sitë janë rrjetet e dyshuara të trafikut me Malin e Zi, por edhe grupet kriminale që kanë potenciale për rekrutimin e ekspertëve xhenierë vendas.
Dy shpërthimet vrasëse të ndodhura brenda 5 muajve në Vlorë dyshohet të kenë të njëjtin fabrikues.
Arrestimi i tij mund t’i dërgojë hetuesit drejt porositësve të dy atentateve.
Hetimet për zbulimin e ekzekutimit me eksploziv në Vlorë të gjyqtarit Skerdilajd Konomi, përfshijnë informacionet për grupet kriminale që trafikojnë armë e bomba të aktivizimit në distancë nga Mali I Zi.
Burime pranë grupit hetimor thanë se nuk ka asnjë dyshim që ngjarja është produkt i grupeve të mirëfillta kriminale.
Në raste të tilla, grupet bashkëpunojnë me organizatat e trafikut të armëve për sigurimin e bombave me celular.
Gjetja e rrjetit që ka trafikuar apo ndërtuar bombën vrasëse të aktivizuar me celular, pritet t’i shpjerë hetuesit në gjurmët e porositësit.
Përfshirja e organizatave të mëdha kriminale në realizimin e atentateve të tilla me eksploziv e vështirëson punën hetimore për zbulimin e autorëve.
Autorët konsiderohen vetëm ekzekutues dhe është e vështirë lidhja e tyre në hetime me organizatorët e atentateve.
Kjo është ngjarja e dytë brenda 5 muajve e shpërthimeve me bomba vrasëse që aktivizohen me celular në Vlorë duke shtyrë hetuesit se të dy rastet kanë të njëjtin fabrikues eksplozivi.
Por si funksion skema e sigurimit të bombave me celular nga grupet kriminale, të cilat shkojnë nga 1-3 mijë euro copa?
Thimi Prifti, specialist xhenier dhe ishikomandant i skuadrës së vetme anti-eksplozive të policisë së shtetit tregon detaje rreth mënyrës së përgatitjes dhe vendosjes së eksplozivëve me aktivizim në distancë:
Specialisti xhenier shprehet se edhe vendosja në mjet e bombës kërkon një ekspert.
Specialistët i ndajnë në prodhime fabrike, ato që janë të montuara dhe përgatitura në uzinat ushtarake të vendeve të Lindjes dhe që në Shqipëri kontrabandohen nga Mali I Zi.
Si dhe prodhime artizanale në vend, të cilat prodhohen kryesisht nga specialistë xhenierë, por edhe teknikë të celularëve.
Ndryshe nga kontrabandat e armëve që vijnë nga Mali I Zi dhe që janë në masë, trafikantët tregohen të kujdesshëm në rastet me bombat me celularë.
Punohet vetëm me porosi të vogla dhe të sigurta me grupe të mirëfillta që garantojnë fshehtësi.
Zbulimi nga grupi rival ndaj të cilit bëhet atentati mund t’u kushtojë jetën trafikantëve që kanë shitur eksplozivin shpërthyes.
Policia aludoi për një pistë të tillë në rastin e vrasjes së kryetarit i Partisë Demokristiane për Malësinë e Madhe Aleks Keka, i cili u ekzekutua me të njëjtën skemë shpërthimi në makinë.
Gjithsesi, dyshimet e policisë për implikimin e tij në trafik, por edhe pista e hetimit nuk u provua nga policia dhe ngjarja mbetet ende mister.
Në 6 vjetët e fundit, bombat me celular kanë rezultuar më të suksesshmet për grupet kriminale.
Ekzekutimi i parë i bujshëm i tyre datën në 3 marsin e vitit 2005 kur nga shpërthimi në ashensorin e pallatit u vra biznesmeni Vajdin Lame.
Disa ditë më vonë, vritet Enver Rabia, anëtar i bandës së Lushnjës, për të cilin nuk është saktësuar ende nëse u vra aksidentalisht gjatë vendosjes së bombës apo u ekzekutua nga vetë pjesëtarët e tjerë të bandës.
Në 26 nëntor 2010 dhe 28 mars 2011, ndodhin dy shpërthime bombash me celular në makinë për pasojë plagosjen e dy drejtuesve.
Ndërsa në 29 prill shpërthimi me bombë me celular e montuar në automjet shkaktoi vrasjen po në Vlorë të Renato Abazit dhe plagosjen e tre personave të tjerë.
Parandalimi i rasteve të eliminimeve me eksploziv është kthyer në shërbim që nuk ofrohet vetëm nga Policia e Shtetit.
Operatorë privatë të kompanive të sigurimeve e shtuar tashmë si shërbim, që mund të konsiderohet si ndihmë për skuadrën e vetme anti-eksploziv që ka Policia e Shtetit.