E Shtunë, 31 Tetor 2026

11 Shtatori Amerika hesht 1 minut ne Grand Zero nderon viktimat

Zhvillohet ceremonia përkujtimore e përvjetorit të 10 të sulmeve të 11 shtatorit. Në ceremoni ishin prezent Presidenti Barak Obama me Zonjën e Parë Mishel si dhe ish-Presidenti Giorge Bush me bashkëshorten e tij Laura Bush. Kryebashkiaku Michael Bloomberg në fjalën e tij u shpreh se nga sulmet vdiqën njerëz të pafajshëm.

Ndërsa Presidenti Obama deklaroi se në këtë përkujtim edhe zoti është me ne. Në këtë ceremoni përkujtohen viktimat e pafajshme.
Obama tha se jam lutur dhe vazhdoj të lutem për memorien e viktimave të 11 shtatorit 2001.

Pas fjalimit të Presidentit disa familjarë të viktimave kanë përmendur emrat e familjarëve dhe të afërmëve të tyre që humbën jetën ne sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Personalitetet më të larta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë mbledhur në Grand Zero ku kanë mbajtur 1 minutë heshtje në orën e saktë ku para 10 vitesh u goditen dy kullat binjake dhe humbën jetën 3 mijë persona.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›