E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në portin e Durrësit, trageti përplas anijen e peshkarexhat

Një traget i linjës Bari-Durrës është përplasur gjatë akostimit në kalatë me anijen tregtare "Almar" dhe më pas me dy motopeshkatore. Si rezultat i kësaj përplasje janë shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa një nga peshkarexhat është mbytur. Trageti "AF MICHELA" ka mbërritur rreth ores 8.00 të mëngjesit të kësaj të hëne në port, por gjatë manovrimit ka mbytur peshkarexhën "Aquario 2", e cila ka pasur rreth 20 ton karburant në atë moment. Ajo gjendet tashmë 8 metra në thellësi dhe karburanti ka dalë menjeherë në sipërfaqe.

Pronari i anijes se mbytur thotë se ka manovrimi i gabuar i timonierit të tragetit ka shkaktuar përplasjen, ndërsa mund të ndodhte edhe me keq, nëse nuk do të ishte ndërhyrë menjëherë, transmeton Albanian Screen.

"Vjen trageti i linjës Durrës- Bari me një shpejtësi të madhe, dhe manovrimi për mua ishte i keq. Një varkë atje e përplasi, e mbyti fare, erdhi u mbështet tek barka jonë me lëkundje barka u ul poshtë, e pastaj kapi te vapori lartë, se mos të ishte ai do ishim mbytur dhe ne që ishim lart", thotë Besim Hajdari, pronar i anijes tregtare "Almar".

Dëmtime nga kjo përplasje ka pësuar edhe trageti në pjesën ballore të tij, ndërsa kapiteneria e portit dhe forca e sigurise portuale kanë nisur hetimet për ngjarjen. Vlera e dëmit të shkaktuar është mjaft e madhe, por për fat ky incident nuk ka shënuar viktima në njerëz, pasi ekuipazhi i motopeshkatores nuk gjendej në bord në kohën e përplasjes me tragetin. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›