E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputetët e Kosovës bëjnë betimin/ Rrëzohet propozimi i VV për Albulena Haxhiun si kryetare Kuvendi

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandatave dhe kuorumit sot pas dështimit të dy seancave të mëparshme.

Raporti u miratua nga 119 deputetë, aq sa ishin të pranishëm në sallë ndërsa kryetari I Komisionit, Artan Abrashi paraqiti para tyre raportin.

Pas votimit unanim për raportin e mandatit të deputetëve, deputetët e zgjedhur bënë betimin duke u ngritur të gjithë në këmbë për të lexuar tekstin.

Menjëherë pas kësaj, Lëvizja vetëvendosje propozoi deputeten Albulena haxhiu për kryetare të Kuvendit.

“Propozojmë deputeten Albulena Haxhiu….”, u shpreh Glauk Konjufca.

Emri i Albulena Haxhiut mori 57 vota pro 20 kundër dhe tre abstenime duke mos i plotësuar numrat për tu zgjedhur.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, tha më herët në nisje të seancës se ishte pranuar kërkesa e partisë së tij që anëtarët e Qeverisë, të zgjedhur deputetë, të dorëzojnë dorëheqje individuale.

“Ky ndryshim na ka mundësuar që të votohet raporti”, dekalroi Memli Krasniqi.

Dorëheqjet e kabinetit qeveritar, ishin bërë shkak i mosvotimit të raportit për mandatin e deputetëve në dy seancat e kaluara.

Verifikimi I mandateve dhe zgjedhja e kryetarit te ri të kuvendit do ti hapin rrugën edhe formimi I qeverisë së re të Prishtinës.

Asnjëra parti nuk ka fituar vota të mjaftueshme që të qeverisë e vetme por LVV ka thënë se I ka plotësuar numrat përmes një bashklëpunimi me Nismën Socialdemokrate të Fatmir limaj.

“Limaj ka ikur nga koalicioni në mënyrë të turpshme….”, tha Haradinaj

Aleanca për ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt dhe Nisma e Fatmir Limaj garuan së bashku në zgjedhjet e shkurtit ndërsa përcarja u krijua pas certifikimit të rezultatit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›